Presidentja Osmani ka udhëtuar në Poloni si e ftuar në samitin global “Vital Voices Summit”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Poloni për të marrë pjesë në Samitin Global “Vital Voices Summit’.
Presidenca e Kosovës ka njoftuar se në këtë Samit, Osmani do të jetë folëse kryesore në një bashkëbisedim me temën për “Gratë për të drejta dhe demokraci”, nën moderimin e ambasadores Melanne Verveer, Drejtore Ekzekutive e Instituti Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, njëherësh Ambasadorja e parë e SHBA-së për Çështjet Globale të Grave dhe Bashkëthemeluese e Vital Voices.
Sipas të dhënave në rrjet, Për më shumë se 25 vjet, Vital Voices Global Partnership ka investuar në gratë lidere që zgjidhin sfidat më të mëdha në botë.
Vital Voices ofroi mbështetje të hershme për liderët që u bënë Laureatë të Çmimit Nobel për Paqe, Laureat të Poetëve Rinor të SHBA-së, kryeministra dhe sipërmarrës socialë të suksesshëm.
Që nga themelimi i saj në 1997, Vital Voices ka mbështetur drejtpërdrejt më shumë se 20,000 gra krijuese të ndryshimeve në 185 vende dhe ka ndërtuar rrjetin më të fuqishëm global të grave lidere që guxojnë të riimagjinojnë një botë më të barabartë për të gjithë.