Vjosa Osmani dhe Recep Tayyip Erdogan. Foto: Vjosa Osmani/Twitter
Presidentja Osmani ia uron Erdoganit Ditën e Republikës së Turqisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe popullin turk për Ditën e Republikës së shtetit të tyre.
Përmes një mesazhi në gjuhën turke në rrjetin social X, Osmani ka uruar që fryma e unitetit dhe solidaritetit të mbizotërojë në tërë Turqinë.
“Populli i Kosovës falënderon sinqerisht Turqinë për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë e vazhdueshme që ka dhënë ndër vite” – ka shkruar presidentja Osmani.
Ajo ka shtuar se janë të vendosur për të forcuar partneritetin dhe shpresojnë që të shfrytëzojnë mundësitë e ofruara nga ky bashkëpunim.
Sayın Cumhurbaşkanı @RTErdogan, Türk milletinin Cumhuriyet Bayramı’nı kutladığı bu anlamlı günde, birlik ve beraberlik ruhunun ülkenizin dört bir yanında hâkim olmasını diliyorum.
Kosova halkı, Türkiye’nin uzun yıllar boyunca sağladığı sarsılmaz destek ve sürekli dostluğa… pic.twitter.com/mUE5QyGcCM
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 29, 2024