Presidentja Osmani hap Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

“E ardhmja e Kosovës do të jetë një ardhme e mirë për çdo vajzë dhe çdo grua”, kështu tha në fjalën e saj hyrëse presidentja Vjosa osmani në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Presidentja Osmani theksoi se ky forum po mbahet në kohën kur të drejtat e grave po sfidohen në gjithë botën e veçanërisht në Ukrainë.

“Ky forum është kulmim i dekadave të përpjekjeve të grave të Kosovës dhe grave rreth botës. Duhet të jetë e qartë sepse nëse dëshirojmë ta mirëmbajmë paqen mund të bëjnë vetëm nëse gratë janë në tavolina të bisedimeve”, tha ajo.

“Të drejtat e grave po sfidohen në gjithë botën për shkak të rritjes së rasteve të dhunës në familje, realiteti është i errët dhe nuk mund të fshihemi nga ky fakt. Ka shumë vajza të reja po na shikojnë, gra që luftojnë për të drejta, dhe gjyshe që duan të lënë një botë më të mirë, do të punojmë gjithmonë që të sigurohemi që barazia është pjesë e përditshmërisë tonë”, theksoi ajo.

Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, organizohet  nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, mbështetur nga EULEX-it.

Në kuadër do të zhvillohen 16 panele, në të cilat do të diskutohet çështje të ndryshme që lidhen me ndryshimin e arkitekturës së sigurisë, përfaqësimin e grave, të rinjtë dhe përballje e tyre me të kaluarën, rolin e parlamenteve, drejtësinë tranzicionale, rolin e medias dhe të shoqërisë civile, dhunën ndaj grave, ndryshimet klimatike dhe fuqizimi ekonomik i grave, gratë në sektorin e sigurisë dhe atë të teknologjisë informative etj.