Presidentja Vjosa Osmani në takim me përfaqësuesit e bizneseve tajlandeze në Tajlandë | Foto: ZRPK

Presidentja Osmani fton bizneset tajlandeze të investojnë në Kosovë

Presidentja Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në shtetin e Tajlandës, ku ka takuar përfaqësues të bizneseve në këtë shtet, të cilët i ka ftuar për të investuar në Kosovë.

Bashkë me presidentes Osmani, në këtë takim ka qenë edhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Osmani u ka premtuar bizneseve tajlandeze një mjedis të përshtatshëm për investim në Kosovë.

“Presidentja Osmani ka potencuar mundësitë e Kosovës për investitorët e huaj, duke përmendur hapat përmbajtësor në sundimin e ligjit dhe  krijimin e mjedisit të përshtatshëm për investitorët e huaj”, thuhet në njoftimin e presidencës.

“Presidentja Osmani i ka ftuar bizneset e Tajlandës për një vizitë në Kosovë, duke theksuar se shteti ynë ofron mundësi të shumta për investitorë të huaj, duke përmendur këtu pasuritë natyrore të shumta, por edhe tokën bujqësore”, njoftoi përmes një komunikata për media Zyra e Presidentes.