Foto: ZPRK

Presidentja Osmani: FSK-ja është shembull i guximit dhe mbrojtjes së Republikës dhe vlerave tona shtetërore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në prag të ndërrimit të viteve ka vizituar FSK-në.

E para e vendit ka thënë se FSK-ja është shembull i guximit dhe mbrojtjes së Republikës dhe vlerave shtetërore.

“Në prag të ndërrimit të viteve, i vizitova dhe pashë nga afër përkushtimin, disiplinën dhe dashurinë për atdheun tonë” – ka theksuar presidentja sipas një komunikate të Presidencës.

“Uroj që viti 2025, të jetë vit i forcimit të mëtejshëm të Ushtrisë së Kosovës në misionin fisnik për të mbrojtur Republikën dhe qytetarët e saj” – ka shtuar ajo.