Presidentja Osmani flet për të ardhmen euroatlantike të Kosovës në Forumin Europian të Alpbach-ut
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka qenë e ftuar në Forumin Evropian Alpbach në Austri.
Ajo, sot, më 25.08.2024 ka marr pjesë në “një diskutim dinamik me të rinj dhe të reja nga e gjithë bota”.
Sipas Osmanit në këtë diskutim u përqendruan në tema të rëndësishme që prekin Kosovën dhe Evropën dhe të ardhmen euroatlantike të vendit.
Osmani tha se folën edhe për rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave të përbashkëta demokratike.
“Kënaqësi që edhe sivjet të jem e ftuar nga Forumi Evropian Alpbach në Austri. Sot, në një diskutim dinamik me të rinj dhe të reja nga e gjithë bota, u përqendruam në tema të rëndësishme që prekin Kosovën dhe Evropën, të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, si dhe rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave tona të përbashkëta demokratike”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Në këtë forum marrin pjesë personalitete të shquara dhe liderë nga fusha të ndryshme për të debatuar mbi çështje të caktuara globale.