Presidentja Osmani emëron një gjeneral si këshilltar ushtarak

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka emëruar Sefer Isufin këshilltar ushtarak.

Isufi në Forcën e Sigurisë së Kosovës ka qenë gjeneral brigade ndërsa për disa vite ka shërbyer edhe pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

“Me kërkesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, njëherësh Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vjosa Osmani, FSK ka dërguar gjeneral brigade Sefer Isufi, anëtar i personelit ushtarak të shërbejë si këshilltar ushtarak i Presidentes” – thuhet në njoftim të zyrës së presidencës.

“Gjeneral brigade Sefer Isufi ka përvojë të gjatë ushtarake dhe është i diplomuar në fushën e sigurisë në Kolegjin e Luftërave Tokësore, pastaj në Universitetin e Mbrojtjes së Turqisë, respektivisht Institutin për Komandim dhe Drejtim Strategjik të Forcave të Armatosura në Stamboll” – vijon njoftimi.