Presidentja Osmani del në pritje të 45 viktimave të aksidentit në Bullgari

Në pritje të 45 viktimave në aeroportin e Shkupin është dalë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Krahas funksionareve të lartë shtetëror të vendit në këtë ceremoni marrin pjesë Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Blendi Çuçi, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe të tjerë.

45 trupat e pajetë pritet që sot t’u dorëzohen familjarëve të tyre, derisa sot po ashtu pritet të bëhet edhe varrimi i tyre.

Në mesin e viktimave të aksidentit tragjik të 23 nëntorit në Bullgari ishin edhe 12 fëmijë, ndërsa shumica kanë qenë familjarë që kishin udhëtuar në Stamboll të Turqisë për një vizitë treditore. Të gjitha viktimat kanë qenë shtetas të Maqedonisë së Veriut me etni shqiptare.

Aksidentit i kanë mbijetuar shtatë udhëtarë, të cilët janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore./RtkLive