
Presidentja Osmani cakton 9 shkurtin 2025 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare
16.8.2024 - 19:02
Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 9 shkurtin 2025 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
“Zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen më 9 shkurt 2024”- thuhet në dekretin e presidentes për zgjedhjet.
Presidentja ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizmin e këtyre zgjedhjeve.