Presidentja kërkon prioritet buxhetor për shëndetësinë

Gjatë ditës së sotme Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës.

Presidentja gjatë këtij takimi ka theksuar se duhet të prioretizohet edhe në aspektin e buxhetimit të saj.

“Përfaqësues të kësaj Sindikate kanë njoftuar Presidenten Osmani për situatën me të cilën po përballen, duke kërkuar mbështetjen institucionale për plotësimin e kërkesave të tyre”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidencës.

Përfaqësuesit e Sindikatës së Infermierëve kanë thënë se rritja e pagës së infermierëve dhe rritja e shtesave për kujdestari të natës do të jetë masa adekuate për të parandaluar ikjen e infermierëve nga Kosova.