Presidentja e Komisionit Evropian ka biseduar me Vuçiqin për dialogun Kosovë-Serbi

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë një takimi në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar edhe për dialogun Kosovë – Serbi. 

Von der Leyen në një shkrim në Twitter ka thënë se gjatë takimit është diskutuar edhe për hekurudhën Beograd – Maqedoni e Veriut. 

“Pata kënaqësinë të takohem me presidentin e Serbisë. Diskutuam për luftën kundër COVID-19, rimëkëmbjen ekonomike, procesin e anëtarësimit ku duhet të vazhdojmë të shohim zhvillime pozitive në sundimin e ligjit, dialogun Prishtinë – Beograd dhe hekurudhën Beograd – Maqedoni e Veriut të cilët jemi të gatshëm ta mbështesim”, ka shkruar Von der Leyen. 

Vuçiq dje u takua me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.