Presidentja e Komisionit Evropian fanse e Dua Lipës, Osmani e fton në 'Sunny Hill'

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, derisa po bënte një foto të përbashket me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin e Këshillit Europian, Charles Michell dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, foli për këngëtaren nga Kosova, Dua Lipa, duke i ftuar ata në festivalin ’Sunny Hill’.

Ajo bisedimin për Dua Lipën e pati me presidenten e Komisionit Europian duke i thënë se Dua Lipa do të mbajë koncert në Kosovë dhe do të sjellë këngëtarë të mrekullueshëm në festval.

”Të gjithë ju jeni të ftuar”, tha Osmani,

Ursula von der Leyen sqaroi se ajo edhe Osmani ”janë fanse të muzikës së njëjtë”.

Osmani pastaj u sqaroi presidentit të Këshillit Europian dhe presidentit të Francës se bëhet fjalë për Dua Lipën. ”Dua Lipa, nga Kosova”, tha Osmani.
Minuta 02:07