Presidentja dekreton Irfete Spahiun në gradën Gjeneralmajore dhe Inspektore Gjenerale në FSK

Presidentja, Vjosa Osmani ka dekretuar sot me gradën gjeneralmajore dhe Inspektore Gjenerale në Forcën e Sigurisë së Kosovë, Irfete Spahiun.

Osmani tha se është hera e parë në historinë e Kosovës që të dekretohet një gjeneralmajore grua.

Presidentja theksoi se Spahiu është një ndër shtyllat e FSK-së ndaj duhët bërë edhe më shumë që gratë të përfshihen në përbërjen dhe udhëheqjen e Forcës së Sigurisë.

“FSK-ja po forcohet dhe profesionalizohet vazhdimisht. Vendosja e grave në pozita drejtuese do ta bëj ushtrinë tonë më të fortë, më të besueshme dhe më profesionale. Pata nderin sot që gjeneral brigade Irfete Spahiun ta dekretoj me gradën gjeneralmajore dhe Inspektore Gjenerale në FSK.Është hera e parë në historinë e shtetit të Kosovës dhe ushtrisë sonë që në hierarkinë e saj ta kemi gjeneralmajore një grua”, tha Osmani.