Presidenti zviceran uron Kurtin: Falë diasporës, vendet tona janë fort të lidhura

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar urime për zgjedhjen e tij në krye të ekzekutivit kosovar nga presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin.

Në letrën e presidentit zviceran thuhet se falë diasporës së rëndësishme kosovare në Zvicër, të dy vendet janë gjithashtu fort të lidhura si në aspektin njerëzor ashtu dhe kulturor.

Ky urim është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit.

Kjo është letra e plotë e presidentit Guy Parmelin:

I nderuar Kryeministër,

Në emër të Këshillit Federal të Konfederatës Zvicerane, unë do të doja t’ju përgëzoja për zgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Unë ju uroj personalisht suksese në këtë post të rëndësishëm dhe ju dëshiroj paqe dhe prosperitet për vendin dhe popullin tuaj.

Zvicra dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë të mira dhe miqësore, bazuar në besim të ndërsjellë. Falë diasporës së rëndësishme kosovare në Zvicër, të dy vendet tona janë gjithashtu fort të lidhura si në aspektin njerëzor ashtu dhe kulturor. Stabiliteti dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor janë interes i yni i përbashkët. Prandaj, vendi im ka qenë shumë i angazhuar për shumë vite në një gamë të gjerë të programeve të bashkëpunimit për zhvillim dhe në mbështetje të paqes. Unë pres që të vazhdojmë këtë bashkëpunim të mirë me Kosovën.

Ju lutemi pranoni, i nderuar Kryeministër, konsideratat e mia më të larta