Presidenti turk Erdogan hedh në mbeturina letrën e Trump

Në letrën e 9 tetori, e dërguar pasi trupat Amerikane ishin tërhequr nga Siria, Trump i kishte thënë Erdoganit  “mos u bëj djalë i keq. Mos u bëj budalla”, raporton BBC.

Burime presidenciale të Turqisë i treguan BBC-së se letra ishte  “mënjanuar menjëherë” nga presidenti Erdogan.

Në ditën që ishte pranuar letra, Turqia lansoi një ofensivë përtej kufitare kundër forcave kurde.

“Le të bëjmë një marrëveshje të mirë, ti nuk do doje të ishe përgjegjës për masakrimin e mijëra njerëzve, dhe unë nuk dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke- dhe unë do ta bëj”, ka shkruar Trump në letër.

“Historia do të konsideroj si të mirë, nëse kjo kryhet në mënyrën më humane të mundshme, do të të konsideroj një gjithmonë si të djallëzuar nëse ndodhin gjëra të këqija”.

Si përgjigje, burime nga presidenca turke thonë “Presidenti Turk e mori letrën, dhe menjëherë e shmangi duke e hedhur në mbeturina”.

Presidenti Trump është përballur me kritika të shumta për tërheqjen e trupave, që sipas kritikëve iu dha dritë të gjelbër sulmeve ushtarake.

Pjesa më e madhe e kritikave vijnë nga vetë partia e zotit Trump.

Rezoluta e përbashkët, e cila poashtu i bën thirrje presidentit Erdogan që menjëherë të ndalojë operimet ushtarake kundrejt forcave kurde, ishte votuar nga 354-60.

Të mërkurën, presidenti Trump tha se SHBA nuk duhet të intervenojë në operimin ushtarak të Turqisë në Siri sepse “nuk  janë në kufijtë tanë”, dhe i quajti ish-aleatët e SHBA-ve – Kurdët si  “jo engjëj”, raporton BBC.