Presidenti Trump: Soleimani po planifikonte sulme ndaj caqeve amerikane, por ne e ndaluam

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë fjalimit të tij drejtuar popullit amerikan, tha se komandanti iranian Qasem Soleimani po planifikonte sulme ndaj bazave amerikane.

“Ai trajnoi ushtri terroriste, përfshirë Hezbollahun, duke filluar sulme terroriste kundër caqeve civile. Ai nxiti luftëra të përgjakshme civile në të gjithë rajonin. Ai plagosi me egërsi dhe vrau mijëra trupa amerikane, duke përfshirë vendosjen e bombave buzë rrugës që sakatojnë dhe copëtojnë viktimat e tyre”, deklaroi Trump.

Trump gjithashtu tha se Soleimani drejtoi sulmet e fundit ndaj personelit amerikan në Irak që plagosi katër anëtarë të shërbimit dhe vrau një amerikan, ku gjithashtu orkestroi sulmin ndaj Ambasadës së ShBA-ve në Bagdad.