Presidenti Thaçi uron konstituimin e Kuvendit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaѯi i ka uruar të gjithë deputetët e legjislaturës së shtatë për konstituimin e Kuvendit.

Presidenti, deputetëve u ka uruar punë të mbarë në detyrat e tyre, duke bërë thirrje për krijimin e shpejtë të institucioneve të tjera.

“Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara, që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar, prandaj të gjithë të zgjedhurit e popullit duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Në seancën konstituive, kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës është zgjedhur Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

KALLXO.com me një edicion special të drejtpërdrejtë po i mbulon zhvillimet në Kuvendin e Kosovës.