Presidenti Thaçi udhëton për SHBA, merr pjesë në pritjen e Presidentit Trump

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot është nisur për në SHBA, ku do të ketë takime zyrtare në Iowa dhe New York.

Siç njofton komunikata e lëshuar nga zyra e presidencës, Thaçi pritet të vizitoj pjesëtarët e FSK-së që janë duke kryer trajnime atje.

“Në Des Moines, kryeqytetin e Iowa-s, me të cilin është binjakëzuar Kosova, presidenti Thaçi do të vizitojë pjesëtarët e FSK-së që janë duke ndjekur trajnime në Gardën Kombëtare të shtetit të Iowa-s”, thuhet në komunikatë.

Presidenti Thacci poashtu do të takojë studentet kosovare që kanë shkuar të ndjekin studimet postdiplomike në kuadër të programit “Gratë në energji” të “MFK”.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se takimi kryesorë gjatë kësaj vizite, do të jetë ai me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

“Në New York, presidenti Thaçi do të ndjek punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Takimi kryesor është pritja te Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Donald Trump. Presidenti Thaçi do të marrë pjesë edhe në darkën e shtruar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, për liderët e Ballkanit Perëndimor”, thuhet tutje aty.

Presidenti Thaçi në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti Thaçi pritet të takojë krerë shtetesh të vendeve nga bota dhe liderë të organizatave ndërkombëtare.