Presidenti Thaçi: Të festojmë duke ruajtur distancën

 

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar Bajramin për më shumë solidaritet, mirëkuptim e harmoni për njëri-tjetrin.

“Një festë me shumë solidaritet, mirëkuptim e harmoni për njëri-tjetrin qoftë ky Kurban Bajram. E kemi kaluar gjithherë të bashkuar, por në këto ditë të vështira nëpër të cilin po kalon populli ynë dhe tërë bota për shkak të pandemisë, këtë herë duhet ta kalojmë duke e ruajtur distancën fizike dhe shëndetin e më të dashurve tanë. Urime të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë!”, ka shkruar Thaçi në ” Facebook”.