Presidenti Thaçi përkujton Bajram Rexhepin

Sot janë mbushur dy vite që kur ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ishte ndarë nga jeta.

Më rastin e përvjetorit të tij, presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka vlerësuar si njeri i cili i është gjendur vendit në pozita të rëndësishme.

Thaçi është shprehur krenar dhe falënderues për kontributin e Rexhepit për lirinë dhe pavarësinë.

“Në përvjetorin e dytë të vdekjes, sot përkujtojmë ish kryeministrin e Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili u gjend në pozita të rëndësishme politike sa herë që e kërkoi vendi: si humanist, doktor i luftës, kryetar komune, ministër dhe kryeministër. Jemi gjithmonë krenarë dhe mirënjohës për kontributin e çmuar të tij për lirinë, pavarësinë dhe forcimin e institucioneve të Kosovës”, ka shkruar presidenti në rrjetin social ‘Facebook’, të mërkurën.

Bajram Rexhepi kishte vdekur në një spital të Turqisë në moshën 63 vjeçare.

Ai ishte ish-kryeministri i parë i Kosovës së pasluftës dhe ish-nënkryetar i PDK-së.