Hashim Thaçi, President i Kosovës. Foto: Kallxo.com

Presidenti Thaçi nuk harron simbolin e PDK-së

Presidenti Hashim Thaçi dje ishte në Çeki, ku  përcjelli ndeshjen e futbollit mes kombëtares së Kosovës dhe Çekisë.

Përmes një videoje , Presidenti Thaçi i uroi sukses ekipit nga Kosova.

Mirëpo në fund të kësaj video, presidenti Thaçi përshëndeti kombëtaren duke përdorur simbolin që njihet në masë si simboli që përdoret nga Partia Demokratike e Kosovës  me gishtin e ngritur lart.

Ndonëse është zgjedhur President në vitin 2016 dhe nuk është i angazhuar në parti politike,  Thaçi në shumë raste përdor këtë simbol.

Thaçi  e ka drejtuar PDK-në nga themelimi në vitin 1999 deri kur u zgjodh në krye të shtetit.

Në të kaluarën, sa Thaçi kishte qenë në krye të partisë, simboli i partisë ka qenë gishti i madh i ngritur.

Nëpër takime e fushata të ndryshme, zyrtarët e kësaj partie e bëjnë këtë simbol.

Presidenti i vendit, sipas Kushtetutës, pas zgjedhjes, nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike.

Hashim Thaçi është zgjedhur President në shkurt të vitit 2016 ndërsa e ka marrë funksionin e kreut të shtetit dy muaj më vonë.

 

 

Thaçi i kthehet simbolit të PDK-së, e çon gishtin në takim me të rinjtë e partisë