Presidenti Thaçi nga FSK-ja përsëri fton qytetarët që të mos dalin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar sot Batalionin e Mjekësisë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ai në një vizitë të përbashkët me komandantin Rrahman Rama ka ftuar qytetarët që të rrinë në shtëpi dhe të mos dalin pa nevoja esenciale në këtë kohë pandemie..

Sipas tij, nëse qytetarët rrinë brenda FSK nuk do të ketë nevojë që ta aktivizojë Batalionin e Mjekësisë duke ëprfunduar se Kosova ka kapacitete të mjaftueshme për t’u përballur me coronavirusin.

“Nëse ju qëndroni në shtëpi, Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të ketë fare nevojë ta aktivizojë Batalionin e Mjekësisë, të cilin sot e vizitova bashkë me komandantin Rrahman Rama. Por, në rast nevoje, Batalioni i Mjekësisë së FSK-së do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë. Forca e Sigurisë është e gatshme t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve në luftimin e pandemisë COVID19. Duke parë përkushtimin e vajzave e djemve të FSK-së dhe përkushtimin e personelit shëndetësor gjithandej Kosovës, jam besimplotë se do ta kalojmë me sukses edhe këtë sfidë. Si shtet kemi kapacitete të mjaftueshme për t’u përballur me këtë pandemi. HTH #rriNshpi”, ka shkruar ai.

Edhe gjatë ditës së djeshme, ai ka bërë thirrje që qytetarët të mos dalin përkundër se me 24 mars, Presidenti Thaçi e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në kohë të caktuara si masë parandaluese për shpërndarjen e virusit COVID-19.

Ai ka thënë se vendimi i qeverisë Kurti është anti-kushtetues dhe u ka thënë qytetarëve që nuk janë të detyruar ta respektojnë.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 71 raste të infektimeve me virusin pandemik.

Edhe gjatë ditës së djeshme, ai ka bërë thirrje që qytetarët të mos dalin.

 

Thaçi mesazh nga QKUK-ja: Rrini në shtëpi, mos dilni pa nevojë