Foto: Kallxo.com

Presidenti Thaçi në takim me Isa Mustafën e Lutfi Hazirin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur serinë e takimeve me liderët politikë të Kosovës me një takim me delegacionin e LDK-së në përbërje me kryetarin isa Mustafa dhe nënkryetarin Lutfi Haziri.

Takimi po bëhet në kuadër të konsultimeve të Thaçit me liderët e Kosovës rreth dialogut me Serbinë një javë pasi ai u kthye nga një vizitë në Uashington ku u takua edhe me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në prani të emisarit amerikan për dialogun, ambasadorin Richard Grenell dhe Këshilltarin për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

Gjatë ditës, Thaçi ka paralajmëruar takime edhe me Albin Kurtin, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn dhe Behgjet Pacollin.

Foto: Kallxo.com