Presidenti Thaçi: Iku aktorja që na bëri të qeshemi dhe të qajmë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi se ka mbetur i pikëlluar më lajmin për vdekjen e aktores Leze Qena. Përmes llogarisë së tij në Facebook, Thaçi ka thënë se me pikëllim ka marr lajmin për vdekjen e artistes së njohur Leze Qena, në këto ditë të pandemisë.

“Leze Qena na ka bërë të qeshemi, të qajmë, të duam teatrin e televizionin, të duam artin e jetën, me dekada të tëra. Lezja do t’i mungojë skenës, televizionit, tërë Kosovës”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Vdes aktorja Leze Qena

.