Presidenti Thaçi bën Homazhe në Reçak pak ditë pasi Vuçiq mohoi masakrën

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të bëjë homazhe në kompleksin përkujtimor në Reçak.

Kjo masakër ka përvjetorin në muajin janar, teksa Thaçi ka njoftuar se do të bëjë homazhe të martën në orën 11:30, në kompleksin përkujtimor.

Kjo vizitë e Thaçit vie pak ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mohoi këtë masakër duke e quajtur trillim.

“Në ora 11:30, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë homazhe në kompleksin Përkujtimor në Reçak”, thuhet në njoftimin e presidencës, përcjellë RTK.

Kreu i shtetit kishte reaguar pas deklaratave të Vuçiqit duke thënë se “zyrtarët nga Serbia po mohojnë disa prej krimeve më të këqija kundër civilëve që ndodhën në Evropë, si në Reçak, të konfirmuara nga Tribunali Ndërkombëtar në Hagë”.