Presidenti Thaçi akuzon ‘grupin e Kurtit’ se tentuan t’i zhdukin faktet e laboratorit të drogës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka publikuar një video në Facebook ku shihet një laborator i përpunimit të drogës.

Mbi video ai ka shkruar se këto pamje dëshmojnë se ‘Grupi Kurti’ dhe familja e Ministres së Drejtësisë, duke aluduar në Albulena Haxhiun kanë tentuar t’i zhdukin faktet inkrimunese nga depoja e aseteve të konfiskuara e sekuestruara.

“Këto pamje dëshmojnë një prej inkriminimeve të Grupit Kurti dhe familjes politike të Ministres së Drejtësisë. Janë pamje nga laboratori i drogës në Prishtinë, që me anëtarin tjetër të këtij grupi kriminal, Xhelal Sveçlën, ditë më parë u përpoqën t’i zhdukin si fakte inkriminuese nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara. Është koha që të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Deklarata të ngjashme, presidenti kishe thënë edhe gjatë ditës së djeshme në intervistën dhënë për TV Dukagjinin.

Mbrëmë poashtu kishte reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke paralajmëruar padi ndaj presidentin për këtë deklaratë.

Nazlie Bala: Do të deponoj padi ndaj ish-kryeshefit te AAPSK-së, Rrahim Rama