Presidenti shqiptar në takim me ambasadorin e Serbisë, përmend rëndësinë e dialogut Kosovë - Serbi

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, sot ka pritur Ambasadorin e ri të Serbisë, Sh.T.Z. Slobodan Vukčević, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Meta përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, tha se në pritje ka nënvizuar se dialogu Kosovë-Serbi ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe njohjen e ndërsjellë, ka rëndësi jo vetëm për të dy vendet, por edhe për rajonin dhe perspektivën e tij europiane.

Gjithasdhtu, meta e ka uruar edhe për detyrën e tij.

“Duke e uruar për detyrën dhe siguruar për mbështetje në përmbushjen e misionit diplomatik, shpreha dëshirën se përpjekjet e tij do t’i shërbejnë rritjes së marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, sidomos në fushën ekonomike, tregtare dhe turizëm”, tha Meta.