Foto: REL

Presidenti serb: Albin Kurtit i thashë je si Hegeli, ti di gjithçka

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar ballafaqimin e tij të parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Munich të Gjermanisë.

Në një intervistë për “Foreign Policy”, Vuçiq tha se i ka thënë Kurtit që ai është si filozofi Hegel, pasi ky i fundit kishte folur kundër tij dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Epo, nuk ishte një diskutim i vërtetë. Ishte një takim publik, dhe më pas Kurti donte të thoshte diçka jo vetëm kundër meje, por edhe kundër Thaçit. Dhe unë thashë: “Mirë, ju jeni si Hegel, filozofi më i mirë i botës. Ju dini gjithçka”. Dhe ky është fundi i tregimit. Asgjë e mirë, racionale dhe asgjë e dobishme për procesin”, ka thënë Vuçiq.

Më 15 shkurt, Kurti pati ballafaqimin e parë më presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në një konferencë të Sigurisë në Munich të Gjermanisë.

Aty ai kishte prezantuar tri parime për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë, por se shteti i Kosovës duhet të këtë parasysh se nuk mund të ketë marrëveshje pa dialog, nuk mund të ketë dialog me harta dhe parimi i tretë sipas tij është se nuk duhet të ketë president rreth hartave.

Albin Kurti ia thotë në sy Vuçiqit, ia tregon tri parime për dialogun

www.kallxo.com