Presidenti nderon me titullin Ambasador Nderi Yoel Kaplan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka dekoruar me titullin Ambasador i Nderit të Republikës së Kosovës, Rabinin e Shqipërisë Yoel Kaplan.

Sipas Thaçit, Kaplan ka kontribuar në afrimin e Kosovës dhe shtetit të Izraelit.

Gjithashtu Thaçi tha edhe se ka pranuar simbolin e Bririt të Lirisë e cila simbolizon të arriturat e Kosovës si shtet i lirë.

Më poshtë mund të lexoni edhe postimin e plotë të Thacit:

Sot pata kënaqësinë të pres Rabinin e Shqipërisë, z. Yoel Kaplan bashkë me një delegacion gazetarësh dhe biznesmenësh të komunitetit hebre nga New York-u, me të cilët biseduam për historinë e Kosovës dhe të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izraelit, që kanë kulmuar me njohjen reciproke dhe përgatitjet për vënien e marrëdhënieve diplomatike, hapjen e ambasadave, si dhe të ardhmen e marrëdhënieve në mes të dy shteteve por edhe në mes dy popujve në përgjithësi.

Rabinin Yoel Kaplan e dekorova me titullin Ambasador i Nderit i Republikës së Kosovës për kontributin e tij për afrimin e Kosovës dhe Izraelit dhe popujve tonë.

Pata nderin të pranoj edhe Bririn e Lirisë, si simbol i të arriturave të Kosovës si shtet i lirë.

Popujt tonë i lidhin aspiratat e përbashkëta për liri e barazi, për të cilat jemi angazhuar përgjatë historisë dhe do të vazhdojmë të punojmë që mbi to t’i ndërtojmë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e përbashkët në të gjithë sektorët dhe për të mirën e të gjithëve. HTH