Presidentin i Lituanisë, Gitanas Nauseda

Presidenti lituanez përgëzon përkrahjen e Kosovës për Ukrainën

Gjatë ditës së stome është mbajtur takimi mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me Presidentin e Lituanisë, Gitanas Nauseda.

Gjatë konferencës për media i pari i Lituanisë ka çmuar rreshtimin e Kosovës krah Evropës sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë dhe për përkrahjen ndaj Ukrainës.

“Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për presidenten e Kosovës dhe për popullin e vendit të saj. Për të qenë ndër të parët që dënuan luftën brutale dhe të provokuar të Rusisë kundër Ukrainës. Për bashkimin ndaj të gjitha sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. Për ndihmën tuaj për Ukrainën dhe për pranimin e refugjatëve ukrainas të luftës”, ka thënë Gitanas Nauseda para mediave.

Ai tutje ka shtuar se gjatë takimit të sotëm është theksuar edhe nevoja për të qëndruar të bashkuar që të mos ketë destabilizim të Evropës.

“Në takimin e sotëm ne ramë dakord të qëndrojmë të bashkuar dhe të mbështesim Ukrainën ndërsa lufton për lirinë dhe vlerat e saj dhe ato të Evropës në tërësi. Sot Rusia kërkon të destabilizojë Evropën me mjete dhe mënyra të ndryshme armiqësore. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar”, është shprehur presidenti lituanez.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Lituani.
Ajo ka kërkuar mbështetje për një proces të përshpejtuar të anëtarësimit të Kosovës në NATO.