Foto: REL/AFP

Presidenti kinez paralajmëron: Koronavirusi po përhapet me shpejtësi

Përhapja e virusit të ri vdekjeprurës është duke u përshpejtuar.

Kjo u paralajmërua nga Presidenti kinez, Xi Jinping, pasi mbajti një takim të qeverisë në festën publike të Vitit të Ri Hënor.

“Vendi po përballet me një “situatë të rëndë” u tha Xi Jinping zyrtarëve të lartë.

Koronavirusi ka vrarë të paktën 56 njerëz dhe ka infektuar pothuajse 2 mijë që nga zbulimi i tij në qytetin e Wuhan.

ShBA ka njoftuar se stafi në konsullatën Wuhan do të evakuohet në një fluturim special të martën.

Në disa qytete të prekura është kufizuar edhe udhëtimi.

Një spital i dytë urgjent do të ndërtohet atje brenda disa javësh për të trajtuar 1 mijë e 300 pacientë të rinj.

Urgjenca reflekton shqetësim si brenda Kinës ashtu edhe jashtë në lidhje me virusin që u shfaq për herë të parë në dhjetor./21Media