Presidenti irakian, Barham Salih - Foto: REL/Reuters

Presidenti irakian: 150 miliardë dollarë janë vjedhur që nga ndërhyrja e SHBA-së në vitin 2003

Rreth 150 miliardë dollarë nga paratë e vjedhura janë kontrabanduar nga Iraku në marrëveshje korruptive që nga ndërhyrja e udhëhequr nga SHBA në Irak në vitin 2003, tha presidenti irakian Barham Salih.

“Rreth 150 miliardë dollarë të parave të vjedhura janë kontrabanduar nga Iraku”, tha Salih në një fjalim televiziv.

Deklarata erdhi ndërsa presidenti irakian dërgoi në Parlamentin irakian draftin e e një akti për rikthimin e parave të vjedhura, raporton CNN.

Salih tha se paratë e vjedhura do të ishin të mjaftueshme për të përmirësuar ndjeshëm financat e Irakut.

Që nga viti 2019, qindra njerëz kanë vdekur në protesta të dhunshme në të gjithë Irakun kundër korrupsionit qeveritar, papunësisë dhe mungesës së shërbimeve themelore, përfshirë energjinë elektrike dhe ujin e pastër, pasi vendi nuk ka arritur të arrijë stabilitetin pas dekadave të sanksioneve dhe luftës.

Administrata e Biden po shikon një tërheqje përfundimtare të trupave amerikane nga Iraku ndërsa forcat e sigurisë së vendit bëhen më të afta dhe kërcënimi i ISIS zbehet, njoftuan të dy vendet në një deklaratë të përbashkët në prill.

Aktualisht SHBA. ka rreth 2,500 trupa në Irak të përqendruar në misionin për të mposhtur ISIS si pjesë e operacionit Zgjidhja e qenësishme, koalicioni global për të mposhtur atë që mbetet nga kalifati i ISIS që kontrollonte pjesë të Irakut dhe Sirisë.