Presidenti i Shqipërisë uron Ditën e Flamurit

Bajram Begaj, presidenti i Shqipërisë ka uruar 28 nëntorin, Ditën e Flamurit nga qyteti i Vlorës.

Në urimin e tij, ai ka ftuar bashkëatdhëtarët që në çdo angazhim të tyre të qojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar.

“Nga sheshi historik i Vlorës, simboli i arritjes madhështore të 28 Nëntorit 1912, i vlerave që çmojmë, bashkimit të vullneteve në emër të Shqipërisë e për të ardhmen e saj, ju uroj gëzuar! Kudo ku janë bashkëatdhetarët tanë, i ftoj nga Vlora e Pavarësisë që, në çdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës, e të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar!”- ka shkruar në Facebook Begaj.

Në cermoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë bashkë me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj e kryeministrin Edi Rama dhe figura të tjera ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Dita e Flamurit: Si i gjeti shqiptarët në Ballkan përvjetori i 112-të i pavarësisë së Shqipërisë?