Foto: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Facebook

Presidenti i Shqipërisë i rikonfirmon mbështetjen Presidentes Osmani, bisedojnë në telefon

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ia ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Kosovën, Presidentes Vjosa Osmani, përmes një bisede telefonike, pas sulmit të mbrëmshëm në veri të vendit.

“Presidenti Begaj rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Kosovën, veçanërisht në dritën e zhvillimeve të fundit në fushën e sigurisë” – ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

Presidenca shtoi se Osmani e ka njoftuar homologun e saj për zhvillimet e fundit në veri, cenimin e sigurisë kombëtare nëpërmjet sulmeve në infrastrukturën kritike dhe për masat e marra nga institucionet për të menaxhuar këtë situatë.

Në njoftim thuhet se të dy presidentët kanë theksuar rëndëinë e bashkëpunimit të vaxhdueshëm mes Kosovës e Shqipërisë në adresimin e sifdave të sigurisë rajonale.

Vetë Begaj ka thënë në rrjetin social X se e dënon ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepencit.

Qeveria e Ksoovës ka thënë se ky sulm është i dirigjuar e orkestruar nga Serbia e i kryer nga profesionistë.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme në orën 1:30 të mëngjesit të sotëm (30.11.2024) ku ka folur për këtë shpërthim.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar sot se pavarësisht dëmtimit që shpërthimi shkakoti në kanalin e Ibër Lepencit,kanë arritur të sigurojnë energji elektrike për vendin përmes vendosjes së gjashtë gypave të përkohshëm, me kapacitet të mjaftueshëm për të siguruar ujë për ftohjen e termocentralit “Kosova B”.

Ndërsa, për shkak të këtyre zhvillimeve, Presidentja Vjosa Osmani ka anuluar vizitën shtetërore në Brunei të Azisë.

Të gjitha lajmet rreth situatës pas shpërthimit në kanalin e Ibër Lepencit, mund t’i lexoni në artikullin e mëposhtëm.

Lajm në Zhvillim: Shpërthim në Zubin Potok, dëmtohet kanali i ujit të Ibër-Lepencit