Foto: Ilir Meta / facebook

Presidenti i Shqipërisë dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës në Zubin Potok.

Përmes një postimin në Facebook, Meta u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që t’i  shmangin provokimet dhe përshkallëzimit të situatës.

“Dënoj me ashpërsi sulmin e dhunshëm dhe me armë ndaj autoriteteve policore të Kosovës, në Zubin Potok. Kam besim të plotë se institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës do t’i zbardhin shumë shpejt këto akte burracake dhe do të vënë para drejtësisë autorët. Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon. ”, ka shkruar presidenti Meta.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar gjatë një konference të mbajtur sot, se rreth orës 7:40 ka ndodhur një sulm me granatë dore dhe kallashnikov ndaj disa policëve të Kosovës.

Ministri Sveçla tha se në tri ditët e fundit janë realizuar katër sulme ndaj policëve të Kosovës në veri.