Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. FOTO: Bajram Begaj/Facebook.
Presidenti i Shqipërisë dënon dhunën ndaj KFOR-it dhe i bën thirrje Kosovës për maturi dhe durim
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dënuar dhunën e përdorur sot nga protestuesit ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan.
Begaj ka thënë se nuk ka asnjë arsye që mund të përdoret për të penguar zbatimin e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Asnjë pretekst nuk mund të përdoret për të penguar zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, që tregon rrugën e duhur të zgjedhjes së problemeve të hapura dhe normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë” – ka thënë Bregaj.
Presidenti i Shqipërisë ka deklaruar se askush mund të vë në pikëpyetje të drejtën e Kosovës për të ndërtuar dhe konsoliduar institucionet e saj.
“Askush nuk mund të vë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës si dhe të drejtën për të ndërtuar dhe konsoliduar institucionet demokratike dhe multientike” – ka deklaruar presidenti Begaj.
Ai u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare për durim, maturi dhe koordinim të ngushtë me partnerët.
Situatë e tensionuar ka qenë sot në Zveçan dhe Leposaviq. Protestuesit kanë hedhur mjete të ndryshme në drejtim të KFOR-it.
Në Zveçan si shkak i përleshjes së protestuesve dhe KFOR-it, së paku 25 pjesëtarë të KFOR-it kanë mbetur të lënduar.