Presidenti i Shqipërisë: Dakordësimi në Ohër është garanci më shumë për paqen

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka mirëpritur dakordësimin në mes të Kosovës dhe Serbisë të arritur dje në Ohër, për zbatimin e Marrëveshjes Bazë.

Begaj ka thënë se ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në BE.

“Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët. Falenderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme” – ka shkruar Begaj.

Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë takuar në Ohër të Maqedonisë së Veriut, një takim trilateral të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dyja vendeve.

Pas takimit maratonë në Ohër, kryeministri Kurti ndër të tjera, tha se ashtu si më 27 shkurt edhe dje në Ohër Serbia i ka ikur nënshkrimit të aneksit për zbatimin e marrëveshjes.

Ai shtoi se ka pasur pajtim publik mes palëve, teksa e ka cilësuar dakordimin e arritur si njohje de facto.

Kurti: Serbia po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes