Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, Foto: LSA

Presidenti i ri i Shqipërisë viziton Kosovën të hënën

Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj do të vizitojë Kosovën ditën e hënë.

Kjo është bërë e ditur nga Kuvendi i Kosovës.

Begaj do të zhvillojë takim me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Mediat do të mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Ky është njoftmi i plotë i Kuvendit të Kosovës:

Agjenda e kryetarit Glauk Konjufca, për të hënën, 15 gusht 2022.
Agjenda e kryetarit Glauk Konjufca, për të hënën, 15 gusht 2022

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Koha: 12:15

Betohet presidenti i ri i Shqipërisë