Presidenti i Maqedonisë së Veriut kundërshtoi korrigjimin e kufijve, reagon Vulin

Opsioni i korrigjimit të kufijve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës i ka përplasur liderët e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë.

Në një debat në largësi janë përfshirë Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski dhe Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin.

Mënyrën se si Serbia do të zgjidhë problemin me Kosovën vendos vetëm Serbia ka thënë ministri i mbrojtjes së Serbisë Aleksander Vulin, “Pendarovskin (Presidentin e Maqedonisë së Veriut) askush nuk do ta pyesë për asgjë, por as nuk do të kërkojmë mendimin e tij”.

Ky reagim i Vulin vjen pas deklaratave të presidentit të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski i cili kishte deklaruar se është kundër ideve për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski gjatë ditës së djeshme kishte deklaruar se kundërshton idenë për korrigjimin e kufijve midis Beogradit dhe Prishtinës, sepse sipas tij një zgjidhje e tillë do të kishte pasoja të dëmshme për rajonin dhe do të rrezikonte të gjithë përparimin që është bërë në 20 vitet e fundit.

Vulin ka drejtuar akuza ndaj Presidentit Pendarovski, duke thënë se atë pak edhe në vendin e tij pak njerëz e pyesin për pak punë, “ është edhe më pak e rëndësishme se çfarë mendon ai për çështjen në vendet fqinje, aq më pak kur askush për asgjë nuk e kërkon mendimin e tij” thotë Vulin, raporton RTS.