Presidentja e Republikës së Kosovës dhe ai i Republikës së Malit të Zi, Milo Gjukanoviq - 18.05.2022

Presidenti i Malit të Zi: Nuk e shohim vetën pjesë të iniciativës së Ballkanit të Hapur

Presidenti i Malit të Zi: Nuk e shohim vetën pjesë të iniciativës së Ballkanit të Hapur

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq tha se vendi që ai drejton nuk e sheh veten pjesë të iniciativës së Ballkanit të Hapur.

Gjukanoviq i cili ka nisur sot vizitën e tij në Kosovë tha se, ‘Ballkani i Hapur’ ka lindur në një moment të depresionit nga vendet të cilat e kanë parë të pamundur integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

“Ne nuk e shohim vetën si pjesë të kësaj iniciativë, jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik rajonal. Ne mendojmë në këtë temë kemi një iniciativë shumë të mirë të procesit të Berlinit, ku të gjitha vendet e rajonit marrinë pjesë, është plotësisht komplementare me rrugën drejtë BE-së. Open Ballkan ka lindur në një moment të depresionit ku vendet kanë menduar se është i pamundur integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor. Mesazhi im është që ne vend të nevojës të krijojmë iniciativa të reja, të përpiqemi për potencialin e iniciativave aktuale. Në Mal të Zi kemi vendosur të mos te ngutemi”, tha ai.

‘Ballkani i Hapur’ apo ‘Open Ballkan’ është nismë e tre shteteve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Përmes kësaj nisme ata synojnë krijimin e një tregu të përbashkët dhe lehtësira të tjera.

Një nismë e tillë nuk është përkrahur nga Republika e Kosovës dhe opozita në Shqipëri duke e quajtur të rrezikshme dhe si përmbushje e dëshirave të Serbisë.