Presidenti i Lojërave Olimpike 'Tokio 2020' pritet të dorëhiqet pas komenteve seksiste

Presidenti i Lojërave Olimpike ‘Tokio 2020’, Yoshiro Mori pritet të tërhiqet nga posti pas komenteve  seksiste që ai bëri për gratë , njoftoi transmetuesi publik japonez NHK të enjten.

Mori gjatë një mbledhje në bordin olimpik  javën e kaluar tha se “takimet e bordit me shumë gra zgjasin më shumë” sepse “gratë janë konkurruese – nëse një anëtare ngre dorën për të folur, të tjerët mund të mendojnë se edhe ata duhet të flasin”.

“Nëse doni të rrisni anëtarësimin e femrave, do të ishit në telashe nëse nuk vendosni afate kohore,” raportohet të ketë shtuar ai.

Mori i cili është kreu i komitetit organizues për lojërat olimpike, kishte thënë më parë se nuk po mendonte të largohej, por zemërimi i vazhdueshëm i publikut duket se e ka detyruar atë të zhvendoset.

Gratë japoneze përballen rregullisht me diskriminimin gjinor.  Hendeku gjinor i vendit është “deri tani më i madhi midis të gjitha ekonomive të përparuara”, sipas Raportit Global të Gjinisë  të Forumit Ekonomik Botëror 2020.  Raporti e renditi Japoninë në 121 nga 153 vende, pjesërisht për shkak të gjetjeve se gratë përbëjnë vetëm 5.3% të anëtarëve të bordit në kompanitë e listuara dhe vetëm 10% në Parlament, një nga nivelet më të ulëta të përfaqësimit politik të grave në botë.

Komiteti Organizativ Olimpik tani duhet të gjejë një udhëheqës të ri derisa lojërat  priten të fillojnë më 23 korrik. Lojërat Olimpike Verore dhe Paraolimpike nuk u mbajtën vitin e kaluar si shkak i COVID-19 . / CNN