Presidenti i Kroacisë ngushëllon popullin e Kosovës për viktimat e aksidentit tragjik

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, u ka shprehur ngushëllime autoriteteve dhe popullit të Kosovës për viktimat e aksidentit tragjik me autobus që ndodhi sot në mëngjes në Kroaci.

Milanoviq përmes një postimi në Facebook tha se bashkëndjen me popullin e Kosovës në këtë kohë të trishtë.

“Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e pasagjerëve që vdiqën në aksidentin e trafikut që ndodhi këtë mëngjes pranë Slavonski Brod. Simpatia ime është me autoritetet dhe popullin e Kosovës në këtë kohë të trishtë për të gjithë ata. U uroj shërim të shpejtë pasagjerëve të lënduar”, shkroi presidenti i Kroacisë.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot herët në mëngjes afër Sllavonski Brodit në Kroaci.

Mediat kroate raportojnë për së paku 10 persona të vdekur e 45 të lënduar.

Policia kroate ka njoftuar se autobusi është nga Kosova.

Kroaci, 10 të vdekur në aksidentin e një autobusi, dyshohet se është nga Kosova