
Foto: PID
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës që të importojë produkte farmaceutike
Presidenti i Bangladeshit, Mohammed Shahabuddin ka kërkuar të martën nga Republika e Kosovës që të importojë produkte të cilësisë së lartë Readymade (RMG) dhe farmaceutike, me çmim të volitshëm nga Bangladeshi – raporton DhakaTribune.
Ai theksoi rëndësinë e nxitjes së tregtisë nëpërmjet shkëmbimeve të rregullta, midis Dhomave të Tregtisë së dy vendeve.
Ai e bëri thirrjen pasi ambasadori i ri i Kosovës në Bangladesh, Lulzim Pllana i dorëzoi letrat kredenciale në Bangabhaban.
Duke marrë letrat kredenciale nga ambasadori, kreu i shtetit vuri theksin në shkëmbimin e vizitave të shpeshta dhe ndërveprimet mes Dhomave të Tregtisë dhe industrive të dy vendeve për nxitjen e tregtisë dhe investimeve.
Ai kujtoi kontributin e Paqeruajtësve të Bangladeshit në Misionin Paqeruajtës të Kosovës (UNMIK) për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.
Për krizën në Ukrainë, ai tha se Bangladeshi është thellësisht i shqetësuar për luftën në Ukrainë – duke u kërkuar të gjitha palëve të përfshira në konflikt të gjejnë një zgjidhje përmes Dialogut politik, për t’i dhënë fund luftës.
Presidenti falënderoi Qeverinë e Kosovës për hapjen e Misionit Diplomatik në Daka dhe tha se që atëherë Bangladeshi dhe Kosova kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe – tha për BSS sekretari i shtypit, Sarwar Alam.
“Ky përfaqësim është i dobishëm në zgjerimin e lidhjeve dypalëshe midis të dy vendeve vëllazërore.” – tha ai.
Presidenti Shahabuddin kërkoi nga Republika e Kosovës që të rekrutojë punëtorë të kualifikuar në sektorë të ndryshëm nga Bangladeshi.
Gjatë takimit, ambasadori kërkoi bashkëpunimin e Presidentit për kryerjen e detyrave të tij në Bangladesh.
Ai shtoi: “Qeveria e Kosovës është e prirur të ofrojë më shumë mundësi për studentët e Bangladeshit për studimin e tyre atje”.
Më herët, në kuadër të ceremonisë shtetërore, ambasadorit iu dha një gardë nderi nga Regjimenti i Gardës së Presidentit (PGR)./DhakaTribune
Përktheu: Veronë Zymberi