Presidenti i Azerbaixhanit dhe Kryeministri i Armenisë flasin për luftën në Nagorno-Karabak

Nagorno-Karabakh, një regjion i gjatë diskutueshëm ndërmjet dy ish republikave të Bashkimit Sovjetik, Armenisë dhe Azarbejxhanit, është bërë subjekt i një lufte përgjatë dy javëve të kaluara dhe po përshkallëzohet e po eskalon çdo ditë e më shumë. 

Asnjëra nga palët e përfshira në këtë përleshje luftarake nuk merr përgjegjësinë mbi vete për luftimet që po bëhën në këtë regjion i cili, deri më tani, ka marrë shumë jetë njerëzish, si civile ashtu edhe ushtarake. 

Megjithëse vitin e kaluar të dy këto vende ishin pajtuar për “marrjen e masave konkrete për t’i përgatitur popullatat e tyre respektive për paqe” viktima civile dhe ushtarake janë shënuar nga të dy palët si pasojë e luftimeve dyjavore.  

Euronews ka realizuar një intervistë televizive me presidentin azerbajxhanas, Ilham Iliev,  dhe me kryeministrin armen, Nikol Pashinnyan, lidhur me atë se si e shohin ata konfliktin në Nagorno-Karabakh. Të dy këta krerë shtetesh fajësojnë palën tjetër për nxitjen, provikimin si dhe fillimin e luftimeve në rajonin e Nagorno-Karabakhut. 

Sipas kryeministrit të Armenisë, Nikol Pashinyan, është Turqia, në masë të madhe,  përgjegjëse për nxitjen dhe mbështetjen e konfliktit në rajonin e Nagorno-Karabakhut. Pashinyan thotë se Turqia zyrtare ka deklaruar se Azerbajxhani nuk do të duhej t’i ndalonte luftimet.

“Në thelb, Azerbajxhani ka mbetur brenda udhëzimeve të dhëna nga Turqia. Andaj deklarata e sotme nga Komisioneri i BE për Çështjet e Jashtme konfirmon këtë situatë”, thotë kryeministri armen duke e akuzuar Turqinë se ka dërguar grupe terroriste luftarake në anën azerbejxhanase. 

Kryeministri armen kërkon reagim të mënjëhershëm nga bashkësia ndërkombëtare duke e njohur pavarësinë e Nagorno-Karabakhut. 

“Marrë parasysh faktin se popullata armene në Nagorno-Karabakh janë nën një kërcënim ekzistencial për shkak se të gjitha qytetet dhe fshatrat po bombardohen vazhdimisht me predha përfshirë edhe kryeqytetin Stepnakert, andaj bashkësia ndërkombëtare do të duhej të jetë shumë e vendosur dhe të reagojë qysh tani duke e njohur pavarësinë e Karabakhut”.  

Kryeministri armen tutje shton se Armenia është në kërkim të arritjes së paqes me Azerbajxhanin mirëpo nuk do të lejojë një gjenocid tjetër mbi popullatën armene. popullatën tonë. 

“Paqja është qëllimi ynë final  dhe ky ka qenë objektivi im kryesor që nga dita kur jam zgjedhur kryeministër. Kam deklaruar se duhet gjetur një zgjidhje e cila do të jetë e pranueshme për Armeninë, për popullin e Nagorno-Karabakhut si dhe për popullin e Azerbajxhanit njëkohësisht. Mirëpo problemi qëndron  aty që Azerbajxhani nuk pranon një qasje të tillë, të paktën zyrtarisht. Për ta, zgjidhja e vetme është përmes spastrimit etnik të Nagorno-Karabakhut, që ky rajon të pastrohet plotësisht nga armenët dhe të bie nën kontrollin e plotë të Azerbajxhanit. Ky përben një kërcënim për gjenocid” 

Në pyetjen nga Euronews se ka viktima civilë në të dyja anët dhe se ka të vdekur edhe nga popullata azere si rezultat i veprimeve të ndërmarrura nga Armenia, kryeministri Pashynian thotë se është me shumë rëndësi të dihet se cila palë e provokoi fillimisht konfliktin.

“Azerbajxhani ka kërcënuar vazhdimisht se do ta bëjë zgjedhjen e këtij konflikti me mjete luftarake. Ky nuk eshte ndonjë sekret tashmë. Ta analizojmë publikisht faktin se pse janë sjellë terroristë në Azerbajxhan dhe janë vendosur në linjën e frontit. Cila mund të jetë arsyeja që një vend të rekrutojë terroristë dhe ti dërgojë në një vend tjetër? Mendoj se më e rëndësishmja është që të ndalet dhuna dhe kjo mund të bëhet vetëm nëse Azerbajxhani ndalon sulmet e saj. Dhe natyrisht, paqja në rajon dhe se mjeti më i mirë, sipas mendimit tim, është që bashkësia ndërkombëtare ta njohë pavarësinë e Karabakhut,” deklaron tutje kryeministri i Armenisë Nikol Pashynian. 

Tutje, Pashynian deklaron se Armenia është në favor të ndalimit të sulmeve mirëpo “kjo nuk nënkupton se ne do të presim që ata pastaj të vijnë dhe të bëjnë gjenocid mbi popullatën tonë.  Sipas tij, ata nuk dëshirojnë të vrasin askë dhe se qëllimi i vetëm i tyre është që ta mbrojnë popullin armen prej një gjenocidi tjetër. 

“Është një qëllim për vetëmbrojtje” 

Pashynian shton se Armenia gjithmonë ka qenë e gatshme për një kompromis mirëpo është Azerbajxhani që në asnjë mënyrë nuk dëshiron arritjen e një kompromisi lidhur me Nagorno-Karabakun. 

Sipas tij, ata (Azerbajxhani) dëshirojnë që armenët e Karabakut, të cilët gjithmonë e kanë përbërë 80% të popullatës se Karabakut, duhet të zhvendosen dhe se në këtë mënyrë ata do ta fusin Karabakhun në një spastrim etnik për ta bërë atë zonë të lirë nga armenët dhe një rajon të banuar me jo-armenë.

“Këta njerëz nuk mund të largohen nga vendlindjet e tyre mijëra vjeçare vetëm sepse Azerbajxhani e kërkon një gjë të tillë, ata duhet të mbrojnë veten dhe ata e  kanë atë të drejtë për vetëmbrojtje. Këtu nuk ka asnjë qëllim tjetër për Karabakun, përveç vetëmbrojtjes “.

Në anën tjetër, Ilham Aliyev, presidenti i Azerbajxhanit fajëson Armeninë për sulmet ndaj pozicioneve ushtarake të Azerbajxhanit, duke shtuar se si pasojë e këtyre sulmeve  janë më shumë se 30 civilë të vrarë si dhe dëme të mëdha në infrastrukturë. 

“Një armëpushim nuk mund të arrihet në mënyrë të njëanshme. Duhet të jetë një vendim i dyanshëm si dhe duhet të implementohet në terren,” deklaron presidenti Aliyev, duke shtuar se “kundërsulmi ynë ndaj pozicioneve ushtarake të Armenisë  ishte shumë i suksesshëm sepse ne ia dolëm ta lirojmë një pjesë të territorit të okupuar dhe se qëllimi ynë kryesore është rikthimi i integritetit territorial të Azerbajxhanit.”

Në pyetjen e bërë nga Euronews se pse nuk po arrihet një armëpushim marrë parasysh faktin se një numër shtetesh të fuqishme po bëjnë apel dhe po angazhohen për arritjen e një armëpushimi ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit, përgjigjia e presidentit azerbajxhanas ishte se Azerbajxhani ka qenë subjekt i sulmeve nga Armenia shumë herë dhe se përgjatë tre muajve të kaluar kishte tri sulme nga Armenia. Sipas tij, qëllimi i Armenisë ishte okupimi i territorit azarbejxhanas në Nagorno-Karabakh mirëpo nuk ia kanë dalë ta bëjnë një gjë të tillë.  

“Unë mund t’ju them se deri më sot, ne kemi pothuajse 900 shtëpi të shkatërruara plotësisht ose të dëmtuara dhe shumë viktima dhe të plagosur në mesin e civilëve. Dhe tani kur Armenia po pëson humbje të mëdha, tani ata bëjnë apel për një armëpushim. Ishin vetë ata që e kanë shkelur armëpushimin.

Sipas tij, Armenia e ka injoruar në vazhdimësi rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përmes së cilës kërkohej tërheqje e plotë, e mënjëhershme dhe e pakushtëzuar e trupave armene dhe se bashkëkryesuesit e Grupit të Minskut – [Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Franca] – presidentët e tyre, shumë herë kanë bërë deklaratë se status quo-ja është e papranueshme. Megjithatë, Armenia e injoroi këtë.

Iliev shpreh keqardhjen e tij lidhur me vrasjet e civilëve në të dy anët dhe shton se Azerbajxhani nuk është burimi i sulmeve sepse “ishte pala armene ajo e cila kishte sulmuar së pari mbi fshatrat dhe qytetet tona andaj ne u detyruam të përgjigjemi. Natyrisht, reagimi ynë luftarak ishte ndaj pozicioneve ushtarake, ndaj tankseve dhe armatimit të Armenisë.”

Presidenti azerbajxhanas, shton tutje se Azerbajxhani nuk po lufton në territor të huajin dhe se ai po lufton për clirimin e territorit të okupuar tash e 27 vjet me radhë, duke iu Nagorno-Karabakut.  

“Një vit më parë, kryeministri armen kishte deklaruar se Karabakh është pjesë e Armenisë duke e shkatërruar në këtë mënyrë krejt procesin dialogues sepse parimet bazë për të këtij dialogu kërkojnë kthimin e territoreve të okupuara nga Azerbajxhani. Andaj, kritika kryesore për përshkallzëimin e luftimeve duhet adresuar te Armenia sepse ne nuk po luftojmë në tokën armene. Ne jemi në tokën tonë. Tokën tonë për 27 vjet.”

Iliev mohon kategorikisht përfshirjen e Turqisë në këtë konflikt përfshirë edhe furnizimin me ndihmë ushtarake.

“Ky është një informacion absolutisht i rremë. Turqia për ne është një aleat i fortë, partner dhe një vend vëllazëror. Dhe sigurisht, deklaratat shprehin pozicionin e tyre, dhe ne jemi shumë mirënjohës ndaj qeverisë turke, presidentit turk, popullit turk për këtë mbështetje mirëpo Turqia në asnjë mënyrë tjetër nuk është e përfshirë në këtë konflikt.

Përgatiti: Nuhi Shala