Presidenti Hashim Thaçi kujton Anton Çettën

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kujtuar mbledhësin dhe studiuesin e folklorit Anton Çettën në 100 vjetorin e lindjes.

Përmes një postimin në Facebook, presidenti Thaçi ka shkruar se Çetta do të mbahet mend përjetë si njeri i urtë, i mençur, humanist dhe kontribues i shërimit të plagëve të gjakmarrjes në fillim të viteve të dekadës së fundit të shekullit njëzet.

“Para një shekulli u lind Anton Çetta, njeriu që do mbetet në historinë e kombit tonë për kontributin e jashtëzakonshëm në mbledhjen e folklorit shqiptar në Kosovë, duke e bërë të pavdekshëm këtë thesar të kulturës sonë shpirtërore. Ai do mbahet mend përjetë si njeri i urtë, i mençur, humanist dhe kontribuues i shërimit të plagëve të gjakmarrjes në fillim të viteve të dekadës së fundit të shekullit njëzet. Kombi ynë do të mburret për jetë dhe mot me figurën e albanologut Anton Çetta”, ka shkruat Thaçi për Çettën në 100 vjetorin e lindjes.

Anton Çetta u lind më 3 janar të viti 1920 në Gjakovë. U shkollua në vendlindjes, Tiranë, Korçë e Beograd. Ishte profesor në Universitetin e Prishtinës, autor i disa veprave. Por folklori, mbledhja dhe studimi i tij e bëjnë Çettën të njohur në qarqet shkencore. Gjatë viteve të ’90-ta të shekullit të klauar udhëhoqi Këshillin për Pajtimin e Gjaqeve

Për shumë vjet ishte bashkëpunëtor shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Vdiq në Prishtinë më 1995.