Presidenti francez Emmanuel Macron goditet me vezë - VIDEO

Një vezë është hedhur drejt presidentit francez Emmanuel Macron sot gjatë ditës derisa po ecte nëpër një turmë njerëzish gjatë një eventi ushqimesh në Lyon të Francës.

Macron në atë moment ishte ndalur tek turma që donin të bënin foto me të.

Veza e hedhur në drejtim të tij, nuk pati kontakt me fytyrën por u përplas në kraharorin e tij dhe ra në tokë, raporton A News.

Sipas raportimeve të mediave lokale, një person është arrestuar pasi hodhi vezën duke bërtitur “Jetë të gjatë revolucionit”

Më poshtë gjeni pamje të incidentit: