Presidenti falë të dënuar për vrasje dhe njerëz që u arratisën nga drejtësia

Presidenti i vendit Hashim Thaçi u ka falur dënime shtatë të dënuarve në mësin e të cilëve ka të dënuar për vrasje e po ashtu persona problematik që ishin vështirë të arritëshëm për sistemin e drejtësisë.

Nga shtatë personat e falur KALLXO.com ka gjetur se Luz Allakaj është i dënuar për vrasje të dyfishtë ku ishte varë edhe një i mitur. Lexo aktakuzën e plotë.      

I dënuari tjetër që është falur Muhamet Vishaj sipas një vendimi të Gjykatës Supreme është I dënuar me burgim prej 15 vitesh për dy vrasje.

I dënuari  tjetër Fisnik Lajqi i dënuar me 30 muaj burgim për vepër penale të lëndimit të rëndë trupor kishte probleme për tu kapur na organet e ndjekjes

Një grua e falur Lirika Sahiti rezulton se është  e dënuar me 3 vite e gjysmë burgim dhe 500 euro gjobë për vepre penale të grabitjes.

 

Ngjashëm me të është edhe e akuzuara tjetër Lumturije Ramqaj e dënuar me 3 vite e gjysmë burgim dhe 500 euro gjobë për vepre penale të grabitjes.

KALLXO.com raportoi se Presidenti Thaçi ka falur shtatë të dënuar në fund të muajit korrik.