Foto: Tanjug/AP/Darko Vojinovic

Presidenti çek në Beograd: Pas një muaji do ta rishikojmë tërheqjen e njohjes së Kosovës

Presidenti i Çekisë, Milos Zeman njoftoi sot në Beograd se brenda një muaji do ta rishikojnë mundësinë e tërheqjes së njohjes së Pavarësisë së Kosovës, në një takim me autoritetet kushtetuese në Pragë.

“Unë jam i kënaqur që Ministri i Mbrojtjes Lubomir Metnar tha se ishte gabim të pranosh Kosovën. Ai me siguri do të jetë në anën time”, tha Zeman në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, raporton b92.

Kurse, Vuçiq tha se Serbia është mirënjohëse ndaj Zeman për pikëpamjet e tij për Kosovën dhe tha se ai e informoi atë për problemet me të cilat po përballen.

“Unë nuk e prisja që ai të niste ndonjë iniciativë. Unë jam shumë mirënjohës për të dëgjuar zërin e tij”, tha ai.

Republika e Çekisë e ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur me 21 maj 2008. Republika e Çekisë është vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s.