Presidenti Biden rrëzohet nga biçikleta (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është rrëzuar sot teksa po ngiste biçikletën.

Biden u rrëzua gjatë një xhiro me biçikletë në Delaware.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se Biden është mirë pas rënies dhe nuk do të kërkojë ndihmë mjekësore, raporton CNN.