Fjalimi i Biden-it | Foto: Atdhe Mulla

Presidenti Biden rezulton negativ për COVID

Presidenti Joe Biden ka rezultuar negativ për COVID-19. Presidenti u diagnostikua për herë të parë me koronavirus më 21 korrik.

Biden, 79 vjeçar, doli nga izolimi më 27 korrik, por rezultoi përsëri pozitiv më 30 korrik.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Kevin O’Connor, tha se rasti i rikthimit të virusit vërehet tek një përqindje e vogël e pacientëve që mjekohen me ilaçin Paxlovid që shërben për trajtimin e koronavirusit./VOA